Ia mori valles nën ritmet e këngës së saj, Remzie Osmani ka dy fjalë për Dua Lipën

04 gusht 2021 | 15:13

Mëngjesin e ditës së sotme, Dua Lipa postoi në “Instagram”-in e saj një video ku shfaqej duke kërcyer nën ritmet e një kënge popullore shqiptare. Me një gotë në kokë dhe shami në dorë, këngëtarja e famshme shqiptare ia merr valles me këngën e Remzie dhe Nexhat Osmanit.

Pasi kjo video u bë virale menjëherë në rrjet, ka reaguar edhe këngëtarja e mirënjohur, Remzie Osmani. Kjo e fundit ka ripostur në “Instagram”-in e saj videon e Dua-s dhe shkruan dy fja;ë të bukura.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe. Faleminderit Dua. Je yll??”, janë fjalët e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…