IA NDJEU LOTIN

27 korrik 2020 | 18:53

Ajo shkoi te nënëlokja
Të kuptonte nëse i ka hapur sytë
Në hyrje të kurorës prej mjegullnaje
Sikur ndjeu ringjalljen e saj.

Lëvizja e qepallave mbushur lot
Shpirtit të etur ia ktheu freskinë.

Mrekullia e Zotit e njohu mbesën e saj
Sot kishte filluar t’i hapte perdet e syrit
E njohu dhe ia puthi dorën e zemrës
Loti i saj ngujuar brenda shpirtit
Mallshëm pikoi, mbi dorën e saj ra.

22.07.2020
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Alush Musaj, ka…