Ia pa sherrin humbjes nga Shqipëria/ Federata polake shkarkon Fernardo Santosin
11 shtator 2023
| 14:43
Nuk reziston më shumë se 24 orë pas humbjes së Tiranës trajneri Fernando Santos në stolin e Polonisë. Tekniku portugez i Polonisë është shkarkuar nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta.
5 ndeshje nga të cilat 3 humbje dhe 2 fitore dhe vendi i katërt në grupin E të eliminatorëve të Euro 2024 kanë shtyrë drejtuesit e federatës polake të marrin vendimin ekstrem menjëherë pasi Santos shkeli në Varshavë pas ndeshjes me Shqipërinë.
Pas disfatës 2-0 në “Arenën Kombëtare”, Polonia i komplikoi shumë pozitat ne grupin E ku ka zbritur në vendin e katërt dhe tashmë duhet të fitojë tre ndeshjet e mbetura për të synuar evropianin e Gjermanisë.