Ia pa sherrin Instagramit, ja çfarë i ndodhi të miturës
E mitura që denonocoi në polici se ishte përdhunuar nga një 18-vjeçar do i nënshtrohet një ekspertize tek mjeku ligjor për të parë nëse ka ndodhur realisht abuzimi seksual.
Adoleshenti, po banues në Durrës, pas disa kohësh që komunikonte në Instagram me vajzën, identiteti i së cilës nuk dihet, e ka ftuar në takim, ftesë e cila është pranuar nga e reja dhe ditën e dielë, janë takuar në një lokal në zonën e plazhit.
Pasi kanë konsumuar një pije në lokal, mësohet se i riu ka dashur që takimi të vijonte në një tjetër ambient, për të kryer marrëdhënie seksuale.
Por sic thanë burimet, në këtë pikë është ndalur vajza. Ajo e ka refuzuar djalin dhe për arsye dhe rrethana që presin të sqarohen, ajo ka kallëzuar në Komisariat se është përdhunuar.
“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare”, thuhej në informacionin paraprak të policisë së Durrësit.
Njoftimi i policisë
Një vajzë 16 vjeçare është abuzuar seksualisht nga një adoleshent. Ngjarjen e ka bërë me dije këtë të hënë policia e Durrësit.
Në një njoftim të shkurtër paraprak, bëhet me dije se specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.
Nuk dihen të tjera detaje, nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme, apo kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.