Ia përmendën babën, reagon Liburn Aliu

01 maj 2020 | 00:00

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka treguar se çfarë porosie e ka lënë babai i tij, Ali Aliu, në muajt e fundit të jetës së tij.

I ndjeri ka thënë se Kosova do ta shohë përparimin kur të luftohen dhe shkatërrohen spiunët e UDB-së dhe profiterët e luftës, ka treguar Aliu.

“Meqenëse pas statusit tim u përfol shumë edhe babai im Ali Aliu Kelmendi më duhet të them porosinë e tij, që la muajve të fundit të jetës së tij: Vendi ynë do ta shohë përparimin kur të luftohen dhe shkatërrohen spiunët e UDB-së dhe profiterët e luftës”, ka shkruar Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti ka hyrë sonte në natën e 19-të në karantinë,…