“Ia rrëmbeva kallashnikovin”, i burgosuri nga Drenica tregon si e vrau ushtarin rus në moshën 14-vjeçare
17 maj 2022
| 11:11
Një i burgosur nga Drenica ka rrëfyer se si e ka vrarë ushtarin rus, kur ishte në moshën 14-vjeçare.
Ai ka thënë se ushtarit ia ka rrëmbyer armën dhe e ka vrarë në çast. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000.
“Në janar të vitit 2000 u regjistrova në shkollë të mesme në Skenderaj. Me çantë të shkollës duke shkuar e pash një ushtar rus në sheshin ‘Adem Jashari’. U kanë truprojë i gjeneralit… Aty disa persona e shajshin ushtarin rus edhe unë u afrova fillimisht, ia rrëmbeva kallashnikovin ushtarit rus edhe e kam bërë vrasjen në çast”, ka thënë ai në emisionin “n’Burg” në “RTV Dukagjni”.