Ia vjedhin katër lopë në Prizren
24 korrik 2022
| 09:17
Viktima mashkull nga Prizreni ka raportuar në polici për vjedhjen e katër lopëve nga stalla ku kanë qëndruar.
Rasti në polici është hapur si vjedhje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE/Rr. Tahir Gashi, Prizren, 23.07.2022-05:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur nga stalla 4 lopë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse.