Ia vranë gjeneralin, lideri çeçen e pranon: Kemi pësuar humbje në Ukrainë

01 mars 2022 | 14:52

Kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov, ka pranuar më në fund se ushtria e tij ka pësuar dëme gjatë sulmit në Ukrainë.

Sipas asaj që Kadyrovi ka shkruar në rrjetet sociale, çeçenët kanë humbur dy ushtarë gjatë përplasjeve të fundit në Ukrainë, ndërkohë që janë plagosur disa të tjerë.

Kadyrovi ka thënë se ushtarët e tij kanë marrë urdhër që të mos sulmojnë civilët, prandaj edhe kanë pësuar dëme vetë. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje ushtarëve ukrainas të dezertojnë dhe të luftojnë “krah për krah” me forcat ruse dhe çeçene, raporton “abcnews.al”.

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rusisë ka pranuar se kishin humbur disa ushtarë në Ukrainë, duke mos bërë me dije shifra. Nga ana tjetër, Ukraina ka deklaruar se kanë vrarë 5 700 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar gati 200 tanke gjatë ditëve të para të luftës.

Ukraina ka raportuar dy ditë më parë se kishin vrarë edhe gjeneralin e famshëm çeçen Magomed Tushayev. Ushtria vendase ka thënë se ai ka vdekur gjatë një sulmi ndaj autokolonës së çeçenëve në veri të Kievit ku edhe janë vrarë edhe shumë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta e shpallur nga Rusia drejt Ukrainës ka sjellë shumë…