IAAF konfirmon pezullimin e Rusisë

24 shtator 2019 | 18:00

IAAF konfirmoi vendimin e saj për ta mbajtur të pezulluar këtë federatë që prej vitesh është përfolur për një skandal dopingu ku u përfshinë edhe autoritetet shtetërore ruse.

Ishte presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Sebastian Coe, që bëri të ditur këtë vendim të IAAF gjatë kongresit të këtij organizmi të zhvilluar në prag të Botërorit të Atletikës që do të mbahet në Doha. Vendimin për ta mbajtur këtë dënim IAAF e mori pas raportit të Agjencisë Botërore Antidoping, sipas të cilit, ka mospërputhje me të dhënat e dërguara nga laboratorët antidoping të Moskës në muajin janar të këtij viti.

Ndërkaq vetë WADA ua dha një afat trejavësh drejtuesve të laboratorëve për t’i shpjeguar këto mospërputhje te të dhënave, në rast të kundërt do të merren sanksione më të ashpra, ku nuk përjashtohet mundësia e përjashtimit të atletikës ruse edhe nga Lojërat Olimpike të Tokios Rusia u pezullua nga aktivitetet ndërkombëtare të atletikës në vitin 2015 për shkak të skandalit të dopingut që duket se kishte edhe mbështetjen e shtetit rus. Megjithatë, IAAF gjatë kësaj kohe ka toleruar të gjithë ata sportistë rusë që kanë rezultuar të pastër duke i lejuar të marrin pjesë në evenimente me flamur neutral Ndërkaq, këtë të premte nis edhe ngjarja më e rëndësishme e atletikës, Kampionati Botëror që do të mbahet në Doha të Katarit. Tashmë ky vend është në përgatitjet e fundit në pritje të këtij evenimenti ku do të garojnë mbi 1 900 atletë nga 210 vende të botës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Stiven Gerrard ka vendosur përjashtimin përfundimtar të Eros Grezdës…