IAMN propozon formën e asociacionit jomonoetnik dhe pa kompetenca ekzekutive

02 korrik 2022 | 12:17

Instituti për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike pas hulumtimeve, anketimeve dhe studimit të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 propozon trajtën e përmbajtjes në vija të trasha e cila mund të mirret në konsideratë nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Propozim – dokumenti:

1. Të formohet ekipi shumetnik nga juristë dhe ekspert të fushës së jurisprodnecës për Statutin e Asociacionit.

2. Kuvendin e Asociacionit do ta përbënin çdo i 10 asambleistë i komunave me shumicë serbe, por që çdo i treti asambleistë mos të jetë serbë.

2. Kuvendi i asociacionit do të numronte jo më shumë se 35 asambleista.

3. Kuvendi i Asociacionit do të propozonte logon e asociacionit në frymën shumëetnike dhe në pajtim me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës (jo ajo logo që është promovuar nga Lista Serbe sepse ajo reflekton monoetnicitet).

3. Kuvendi i asociacionit zgjedh organet e saja.

a) Kryetari (serbë nga radhët e asambleistve)

b) Nënkryetari (shqiptarë apo nga etnitë tjera jo serbe nga radhët e asambleistve)

c) drejtorët e departamenteve për infrastruktur lokale, zhvillim rural dhe urban lokal dhe zhvillim ekonomik ndërkomunal.

4. Vendimet e kuvendit te asociacionit i nënshtrohën miratimit nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës.

5. Kryetari i kuvendit te asociacionit punon në bazë të Statutit dhe rregulloreve të këtij asociacioni që janë në subordnim të plotë me ligjet dhe kushtetutën e Republikës së Kosovës.

6. Drejtorët e departamenteve të asociacionit me rregullore të nënshtruara nga ligjet e Republikës së Kosovës mund të paraqesin propozime para kuvendit të asociacionit propozime në fusha të tyre, të cilat marrin formen e vendimit në Kuvend të asociacionit e të cilat miratohen për zbatim ose jo nga qeveria e Republikës së Kosovës me shumicë votash.

7. Kryetari i Asociacionit mund të nënshkruaj marrëveshje me faktorë relevant për fushat që janë nën kompetencë të asociacionit vetëm pas miratimit nga kryeministri i Republikës së Kosovës.

8. Kryetari i Asociacionit mund të thirret nga komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës për shpjegime e sqarime për çështje të sferave për çka është ngarkuar asociacioni.

9. Kryeministri, zv. kryeministrat dhe ministri i pushtetit lokal mund të marrin pjesë në takimet e asociacionit sa herë te kërkon nevoja.

10. Kuvendi i asociacionit mund te sjellë vendime vetëm kur të gjithë asamblestët kanë votuar për një çështje të caktuar nga sfera për çka janë të ngarkuar dhe pastaj ai vendim të miratohet ose jo nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

IAMN, konsideron se kjo formë e organizimit të Asociacionit do të ishte në frymën kushtetuese dhe shumëetnike dhe nuk do të kishte kompetenca ekzekutive.

Forma e financimit të Asociacionit dhe dhënja e llogarisë për shpenzimin e paras publike janë të zgjidhura me ligjet e Republikës së Kosovës, andaj asociacioni nuk mund të bëjë përjashtime të financimit të ndonjë forme tjetër.

Fatmir Sheholli, drejtor i institutit

IAMN propozon që në momentin e themelimit të asociacionit, shteti i Serbisë detyrimisht të sjellë vendimin e saj për shuarjen e të gjitha strukturave ilegale në Kosovë siq janë: Komunat ilegale, Qarqet (Rrethet) e Mitrovicës, Kosovës Qendrore dhe Anamoravës, sistemin paralelë të arsimit dhe atë të shëndetësis dhe telekomunikacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit…