IAMN: Serbëve të Kosovës po u bën presion Serbia
27 prill 2022
| 17:22
Instituti për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike e udhëhequr nga Fatmir Sheholli, pas një hulumtimi dy mujor në komunat me shumicë serbë në Republikën e Kosovës ka ardhë në kolaudim që:
- Serbët e Kosovës janë në presion të vazhdueshëm nga qarqe te pushtetit në Beograd për krijimin e atmosferës politike të pa dëgjueshmërisë qytetare në Kosovë.
- Kjo pa dëgjueshmëri do të shoqërohet me krijimin e atmosferës që serbët e Kosovës të punësuar në administratën shtetërore të Kosovës, polici, FSK, gjyqësi dhe gjetiu të bojkotojnë institucionet e Republikës të Kosovës.
- Hulumtimi tregon që institucionet ilegale të Serbisë në Kosovë (komuna paralele, qarqet e Mitrovicës, Kosovës Qendrore dhe Anamoravës) do të vazhdonin aktivitetin e tyre me qëllim të forcimit dhe legalizimit të aktiviteteve të tyre në Kosovë.
- Sulmet e vazhdueshme ndaj policisë në veri janë përpjekje për të ndaluar arrestimet e personave të dyshuar për kontrabandë me narkotikë, armë dhe mallra të nacionalitetit serbë.
- Subjekti politikë serbë Lista Serbe, siç tregon hulumtimi dy mujor, ka bërë presione të vazhdueshme që asnjë subjekt tjetër politik serbë mos të arrijë që të regjistrohet në KQZ.
- Në bazë të më shumë se 100 bisedave të zhvilluara me profesor serbë në Kosovë kemi arritur në konkludim që frika për krijimin e një subjekti tjetër politik serbë është jashtëzakonisht e madhe. Hulumtimi tregon që serbët e interesuar për krijimin e një subjekti tjetër politik kërkojnë garanci nga shteti i Kosovës për sigurinë e tyre dhe familjeve të tyre.
- Gjithashtu ky hulumtim ka treguar se 70% të serbëve në 6 komunat me shumicë serbe poshtë lumit Ibër (Graçanicë, Novo Bërdë, Shtërpc, Kllokot, Partesh dhe Ranillug) janë të gatshëm të shesin pronat e tyre dhe të shkojnë nga Kosova në shtetet evropiane.
- Nga ky hulumtim ka rezultuar që shumica e partive politike serbe që dikur kanë zhvilluar aktivitete politike në Kosovë janë ç ‘regjistruar nga KQZ për arsye të presioneve të Beogradit zyrtarë ndaj krerëve të atyre partive politike dhe familjeve e anëtarëve të partive.
- Është imediate që mediat serbe në Kosovë ( ato objektive) të gjejnë financimin real dhe mos të jenë nën trysni permanente të qarqeve të caktuara ekstremiste serbe në Kosovë.
- Bashkëbiseduesit serbë në këtë hulumtim rrëfejnë që nëse vazhdon kjo formë e përfaqësimit serbë në institucionet e Kosovës do të jenë të detyrueshëm të largohen nga Kosova për shkak të presioneve të Beogradit zyrtarë dhe neglizhencës së institucioneve të Kosovës për krijimin e kushteve demokratike për pjesëmarrje në zgjedhje lokale dhe parlamentare në Kosovë.