Iber Alaj merr detyrën e sekretarit të përgjithshëm në MKRS
Iber Alaj e ka marrë detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Alaj deri tash ka qenë drejtor i Departamentit të Sportit në MKRS-së.
Ministrja Vlora Dumoshi, e falënderoi dhe e vlerësoi lartë kontributin dhe angazhimin e Veton Firzit në MKRS.
“Takim përshëndetës me ish-sekretarin e MKRS-së, Veton Firzi pas përfundimit të mandatit të tij. Me këtë rast, ministrja Vlora Dumoshi, e falënderoi dhe e vlerësoi z. Firzi, për tërë kontributin dhe angazhimin e tij që ka dhënë për MKRS-në. Detyrën e sekretarit të MKRS-së e ka pranuar Iber Alaj, me vendim të ministres Dumoshi. z. Alaj, deri tani ka qenë Udhëheqës i Departamentit të Sportit. Veton Firzi, ka qenë një vit Udhëheqës i Personelit në MKRS, ndërsa 9 vite Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë. Ministria e falënderon z. Firzi për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin që ka dhënë për institucionin”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
(V.Z / Epoka e re)