“Ibër Lepenc”-i dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Iber Lepenc”, Faruk Mujka, ka bërë me dije se bazuar në interesat e përbashkëta, është arritur një marrëveshje në mes të këtyre dy institucioneve me qëllim të avancimit dhe ngritjes së arritjeve profesionale në arsimin e lartë, shkencë, bashkëpunimin arsimor dhe akademik ndërmjet dy institucioneve, duke hapur mundësi të reja bashkëpunimi për studentët, stafin akademik dhe atij administrativ.
“NPH ‘Ibër – Lepenc’ dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë do të bashkëpunojnë me qëllim të zhvillimit profesional të studentëve, aktiviteteve të përbashkëta në realizimin e nevojave ndërinstitucionale, projekte të përbashkëta në lëmitë e ujit, konstruksioneve ndërtimore, gjeodezisë dhe mjedisit. Fakulteti do të nxjerr vendim për angazhimin e studentëve dhe profesorëve, të cilët do të rekrutohen në zyrat e ndërmarrjes, për realizimin e punës së praktikës profesionale si dhe në raste kur nevojiten studimet e caktuara në fushën e inxhinierisë ndërtimore”, ka thënë Mujka.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryeshefi i NPH “Ibër – Lepenc” Sh.A, Faruk Mujka dhe dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë, Florim Grajçevci.