Ibishi: Nëna e të plagosurit në Shtërpcë e ka ndryshuar deklaratën nën ndikimin e shërbimeve serbe
Ekspert i sigurisë, Nuredin Ibishi, duke folur për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë në Shtërpcë nga një pjesëtar i FSK-së, ka thënë se duhet t’u besohet organeve të drejtësisë.
Kurse sa i përket ndryshimit të deklaratës së nënës së njërit prej viktimave, Ibishi tha se është bërë me ndikimin direkt të inteligjencës serbe, të cilët sipas tij, kanë bërë trysni në ndryshimin e deklaratës në mënyrë që kjo ngjarje të marrë përmasa tjera.
“Mendoj që nuk ka arsye të mos i besohet organeve të drejtësisë pasi që i kanë ndërmarrër masat e duhura. Së pari Policia e ka zënë kryesin apo është dorëzuar ai. Mandej ka ndërmarrë masat e paraburgimit dhe procedura vazhdon. Tash çështja e ndryshimit të deklaratës sikurse është rasti nënës, ashtu sa e di unë të njërit prej viktimave, dihet që është kjo interferim apo ndikim direkt i shërbimeve, i inteligjencës serbe, të cilët menjëherë e gjejnë atë dhe i bëjnë trysni ta ndryshojë deklaratën me qëllim që t’i japin një përmasë apo një tentativë që për ta ndryshuar gjendjen nga realja, pasi që ajo është thirr se ka qenë si dëshmitare okulare në rast”, tha Ibishi Tëvë1.
Teksa sipas Ibishit, në Kosovë ka shumë pak incidente ndëretnike, sipas tij, qyetarët e Kosovës janë të kujdesshëm pavarësisht çfarë komuniteti i përkasin kjo siç tha ai për t’u ikur rasteve konfliktuoze.