Ibishi: Serbia ende tenton ta aneksojë veriun
Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi, është shprehur se sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, është përgatitje e një ekipi të një niveli të lartë.
Siç u shpreh ai tek DPT Fidani, ky akt nuk bëhet nga një individ, por as nga një grup, transmeton klankosova.tv.
”Kam parashikuar se do të ndryshonte metodologjia, mënyra e veprimit të Serbisë, pas aktit terrorist në Banjskë, dhe qëllimi i Aleksandar Vuçiqit me establishmentin e vet dhe ekstremistat që më s’i ka në veri, por i ka diku në afërsi të kufirit, është ta destabilizojë jo vetëm Kosovën por edhe gjithë rajonin. Dhe kjo është detyrë primare e tij, e marrë nga Vladimir Putin”.
”Dhe ky [Aleksandar Vuçiq] e ka krijuar Botën Serbe, kuvendin gjithëserb, që nënkupton Republika Sërpskën. ‘Bota Serbe’ është Serbia e Madhe. Tash veç është konvertuar nga koha e Slobodan Millosheviqit kur u shkatërru Jugosllavia në mënyrë të përgjakshme, tash është një mënyrë tjetër”.
”Ky [Aleksandar Vuçiq] asnjëherë s’ka heq dorë. Ai po ia del me lidershipin europian me në metodë pak më të moderuar. Ai gjithmonë i absorbon ato kritika, duke e konvertuar ndryshe qasjen. Edhe në Bruksel e dëgjuat deklaratën e tij”.
Ai madje sqaroi se sulmi i pikave strategjike mbetet politikë e vazhdueshme e Serbisë, transmeton klankosova.tv.