Ibishi: Urdhri i fundit i Vuçiqit është kërcënim
01 nëntor 2022
| 23:45
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se ngritja e nivelit të gatishmërisë së forcave tokësore serbe në kufi me Kosovën janë kërcënim.
Ibishi në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se qëllimi përfundimtar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është që serbët në veri të armatosen e t’i kundërvihen policisë së Kosovë, e që të shkaktohen viktima.
“Ky është kërcënim, edhe manovrat që i majti më herët, pra Vuçiq ka marrë vendim që me aktivizu, me ngrit nivelin e gatishmërisë të forcave tokësore, atje në kufi me Kosovën. Kjo paraqet kërcënim. Por, skenarët e Vuçiqit njihen edhe më herët. Qëllimi i tij përfundimtar është që t’i armatos ata, t’i kundërvihen policisë e të shkaktohen viktima”, ka thënë ai.