Ibra, afër rikthimit te Milani
Zlatan Ibrahimoviq ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e Milanit dhe rikthimi i tij mund të finalizohet së shpejti.
42-vjeçari suedez luajti një rol kyç për kuqezinjtë gjatë periudhës së tij të dytë në klub, duke kaluar tri vjet e gjysmë në skuadër pas kthimit të tij në korrik të viti 2020.
Gjatë periudhës së tij të dytë, Ibrahimoviq veproi si një udhëheqës dhe mentor me përvojë për skuadrën e re të Milanit, duke i udhëhequr ata drejt “Scudetto”-s në sezonin 2021-22. Ai vari këpucët dhe u tërhoq nga të luajturit në fund të sezonit të kaluar.
“Gazzetta dello Sport” detajon se si Ibrahimoviq ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Milanin gjatë javëve të fundit dhe gjërat kanë ecur pozitivisht.
Në veçanti, trajneri Stefano Pioli do të donte ta mirëpriste ish-sulmuesin në klub, duke dashur që ai të ishte në kontakt të përditshëm me skuadrën. Dyshja kanë një marrëdhënie të fortë dhe trajneri beson se Ibrahimovic do të ishte perfekt në një rol operacional pranë ekipit të parë.
Pronari i Milanit, Gerry Cardinale, pritet të jetë në tribunat e “San Siros” Stadio për ndeshjen e Milanit në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain më 7 nëntor dhe rikthimi i tij në qytet mund të jetë gjithashtu mundësi e një takimi të ri me Ibrahimoviq.