Ibra: Capello më bëri lider, Mourinho është “manipulator”

06 gusht 2024 | 19:59

Zlatan Ibrahimoviq në një intervistë 360 gradë për New York times, zbuloi më shumë për rolin e tij te Milani. Suedezi theksoi edhe rëndësinë që pati në karrierën e tij një trajner si Fabio Capello te Juventus apo edhe Jose Mourinho më pas te Inter.

“Unë nuk jam kujdestar i fëmijëve: lojtarët janë të rritur dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Ata duhet të japin 200% edhe kur unë nuk jam aty.

Si u bëra një lider? Meritë e Capellos te Juventus. Një ditë më shante dhe një ditë më lavdëronte. Kur unë mendoja se isha më i miri, Capello me një fjalë më shkatërronte. Dyshoja te vetja nëse isha më i miri apo isha një lojtar kot.

Funksionoi kjo metodë? Unë u bëra më i miri kështu që mendoj se po. Më detyronte që unë të jepja gjithnjë 200%. Ai ishte një fitues dhe një fitues krijon gjithnjë fitues të tjerë. E kundërta nuk mund të ndodhë, pra një humbës nuk krijon dot fitues. Këtë dua të krijojë edhe te Milani.

Raporti me Mourinhon? Jose ishte një makineri që merrte më të mirën nga lojtarët. Është “manipulator”, di si të futet në mendjen e një futbollisti. Dhe, pavarësisht nga niveli që ke, ai di si të të trajtojë. Më kujtoi Capellon, por një version më modern. Kishte edhe më shumë disiplinë dhe intensitet. Ai nuk ishte i butë dhe kjo mua më pëlqente sepse më kujtonte origjinën time, familja ime ishte e ashpër”, u shpreh Ibrahimoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea kanë vendosur të heqin dorë plotësisht nga ndjekja e…