Ibra çdo ditë e më larg Milanit e më afër Evertonit

18 dhjetor 2019 | 18:48

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, Zlatan Ibrahimoviqi dhe Milani janë shumë larg. Madje çdo ditë që kalon distanca thellohet. Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane.

Sipas tyre, klubi kuqezi ka nisur ta humbasë durimin, pasi sulmuesi suedez po vonon të kthejë përgjigje për ofertën e bërë më shumë se një muaj më parë.

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditshmet përtej Adriatikut, që Milani ta prezantonte Ibrahimoviq si goditjen e madhe në merkato në ditën e 120-vjetorit të krijimit të klubit. Ky objektiv dështoi për meritë të futbollistit, që ende nuk është i bindur nga oferta. Milanistët i kanë propozuar një kontratë gjashtëmujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ndërkohë, sulmuesi pretendon menjëherë një kontratë 18-mujore. Në anën tjetër në ishull raportohet se Evertoni është i gatshëm ta rrëmbejë sulmuesin shtatlartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i ka ndarë…