Ibra: E çova futbollin francez në një nivel botëror

25 janar 2023 | 13:28

Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq diskutoi dashurinë e tij për Francën dhe reflektoi për kohën e kaluar te Paris Saint-Germain.

41-vjeçari aktualisht është duke punuar në promovimin e filmit “Asterix and Obelix – The Middle Kingdom”, në të cilin ai luan Caius Antivirus, krahun e djathtë të Julius Caesar. Duke folur për stacionin radiofonik France Inter, Ibrahimoviqi diskutoi fillimisht ambiciet e tij në botën e kinemasë, por sulmuesi suedez më pas reflektoi për kohën e tij në Ligue 1 me Paris Saint-Germain.

“Unë e dua Francën, kalova katër vjet në Francë dhe e çova futbollin francez në një nivel botëror. Kjo nuk është arrogancë, është besim në cilësitë e mia”, ka thënë Ibra.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se të…