
Ibra: Kjo është arsyeja pse më sulmojnë mediet në Suedi
04 janar 2018
| 11:13
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, ka folur për raportin me mediet e vendit të tij, Suedisë.
Në intervistën për “Canal+” ai ka dhënë një tjetër deklaratë nga ato që ai i ka zakon. “Mediet në Suedi më sulmojnë sepse nuk e pranojnë që unë jam Zlatan Ibrahimoviq. Jam ndoshta futbollisti më i mirë në historinë e futbollit suedez, sepse atë që kam bërë unë s’e ka bërë askush”, ka thënë Ibra.
“Kam fituar çmimin si lojtari më i mirë suedez 11 herë, ndërsa i dyti pas meje e ka fituar vetëm dy herë”, ka deklaruar Ibrahimoviq.