Ibra largohet nga Milani, rikthehet në Suedi

14 qershor 2020 | 13:49

Zlatan Ibrahimoviq do të largohet nga Milani në fund të këtij sezoni dhe do të rikthehet në Suedi te klubi i tij, Hammarby, sipas mediave italiane.

Thuhet se sulmuesi suedez e kishte shfaqur zemërimin e skuadrën gjatë një takimi me shefin ekzekutiv të Milanit, Ivan Gazidis, duke e kritikuar atë për mënyrën sesi po e udhëheq klubin.

Si pasojë, mundësitë që ai ta zgjatë kontratën përtej këtij sezoni janë shumë të pakta. “Gazetta dello Sport” shkruan se lidhja e 38-vjeçarit me Milanin nuk është më siç ishte deri para se ai të rikthehej në klub në janar.

Sipas të përditshmes italiane, ai do t’i bashkohet Hammarby, klubit në të cilin ka aksione dhe me të cilin stërviti gjatë karantinës së koronavirusit. Deri atëherë, ai do të përpiqet t’i ndihmojë Milanit të kualifikohet në Ligën e Evropës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë Shukri Abdullahu, veprimtar i Lidhjes Demokratike të…