![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/ibrahimovic.raiola.aereo_.2014.2015.750x450.jpg)
Ibra: Më mungon Mino Raiola
23 nëntor 2022
| 10:02
Zlatan Ibrahimoviq i mungon Mino Raiola, agjenti i futbollit italian që vdiq në fillim të këtij viti dhe që trajtoi çështjet e shumë lojtarëve, përfshirë Zlatanin.
Sulmuesi suedez do të rikthehet në fushë vetëm në janar, ndërsa është i zënë me gjëra të tjera, për shembull prezantimi i librit të tij të ri “Adrenalina”. Në të, ai foli se i mungon Raiola:
‘Në këtë libër ka një kapitull të veçantë për Minon. Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua. Më mungon tani dhe do të më mungojë për pjesën tjetër të jetës sime”, ka thënë Ibrahimoviq nga Canale5.