Ibra: Milano është shtëpia ime e dytë
29 nëntor 2019
| 13:57
Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se Milano është shtëpia e tij e dytë, duke nxitur më shumë spekulime për të ardhmen e tij. Klubi i Milanit tashmë i ka ofruar kontratë 18 mujore sulmuesit veteran, ndërsa Bologna është një tjetër klub i interesuar për shërbimet e tij.
“Milano nuk është qyteti im i dytë, është shtëpia ime e dytë. Kam kujtime të shkëlqyera nga koha ime atje”, ka thënë Ibra për “Gazzetta dello Sport”. Edhe pse tashmë është 38-vjeçar, Ibra ka deklaruar se mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare nëse ka ndonjë projekt që e stimulon.
“Sapo e kam përfunduar përvojën time në Los Angeles. Ka qenë fantastike, tash atje janë dy heronj nga dy botë; unë dhe Giuseppe Garibaldi”, ka deklaruar sulmuesi veteran.