Ibra: Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm

27 janar 2021 | 15:54

Ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ka reaguar pas përplasjes me ish-bashkëlojtarin Romelu Lukaku.

Thuhet se dje në përballjen Inter – Milan, suedezi e ofendoi në bazë racore belgun gjatë një përleshje.

“Shko bëjë vodon tënde të m****, majmun i vogël”, thuhet se ishin fjalët e Ibrahimoviqit.

Mirëpo, 39-vjeçari ka reaguar në Twitter duke thënë se nuk di për racizëm dhe të gjithë janë të barabartë.

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Jemi në të njëjtën garë, jemi të barabartë. Jemi të gjithë lojtarë, disa më të mirë se të tjetër”, ka shkruar Ibra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën për korrupsion ndaj…