Ibra: Nuk e kam ndërmend të tërhiqem

02 qershor 2023 | 12:16

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ka folur për të ardhmen e tij.

“Jam mirë fizikisht.  Kam punuar shumë dhe kam kaluar limitet e mia. Jo vetëm këtë vit por edhe gjatë vitit të kaluar”, u shpreh sulmuesi 41-vjeçar. “Kur isha i dëmtuar jam munduar të ndihmoj grupin kur kishte nevojë. Kur ke një profesion që e bën përgjatë gjithë jetës dhe kur e di se çfarë duhet të bësh por nuk ka mundësi ta bësh, atëherë ndihesh keq. Kur vjen dëmtimi nuk ke ç’të bësh, duhet ta pranosh edhe atë”, ka shtuar Ibra.

“Koka ime është e fortë. Ndihem Superman sa herë që rikthehem në fushë. Gjithsesi, duhet të ruaj ekuilibrin mes futbollit dhe jetës. Kam sforcuar shumë për t‘u rikthyer dhe për të dhënë gjithçka në fushë dhe nuk kam marrë gjithnjë atë që meritoja. Unë jam një njeri që nuk heq dorë, por njeriu duhet të gjejë kënaqësi në atë që bën. Nuk e kam ndërmend të tërhiqem, jam ende jam larg asaj date, nuk e mendoj largimin nga sporti. Besoj se do të rikthehem të luaj, por duhet të gjej ekuilibrin në jetën time. Nëse nuk kam qetësi, ekuilibër dhe stabilitet jam si një bombë që shpërthen”, ka deklaruar Ibrahimoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cansu Coşkun shpall te pavleshme ID kartelen e Kolegjit "Biznesi".