Ibra: Nuk jam supermeni, nuk dua të rrezikojë
“Allianz Stadium” është i destinuar të mbetet një tabu për Zlatan Ibrahimoviq, një nga dy stadiumet në Itali ku sulmuesi suedez nuk ka shënuar ende.
Ibra nuk ishte pjesë e Milanit në transfertë përballë Liverpoolit si pasojë e një dëmtimi dhe nuk pritet të jetë as përballë “Zonjës së Vjetër”.
“Të shohim ditë pas ditë, kam një problem me tendinën dhe nuk dua të rrezikojë një dëmtim më të gjatë vetëm për të qenë prezent në një ndeshje. Dua të besoj se nuk jam supermeni, problemi im është që punoj shumë dhe se më pëlqen të vuaj. Këtë herë është ndryshe, nuk dua të rrezikojë një ndalesë të gjatë, dua të jem në formë për gjatë gjithë sezonin. Këtë herë do të dëgjoj fizikun tim”, ka thënë Ibrahimoviq duke u ndalur më pas tek rikthimi i Milan në Ligën e Kampionëve përballë Liverpool: “Për pjesën më të madhe ishte hera e parë në këtë kompeticion, tashmë e kuptuan se për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë duhet për të luajtur ndeshje të tilla. I kanë kuptuar të gjitha, tani e dinë se çfarë do të thotë të përballesh me më të mirët e europës dhe botës. Unë pres të luaj në Ligën e Kampionëve në ‘San Siro’ me tifozë, ajo po që do jetë një sfidë plot adrenalinë”, ka thënë sulmuesi suedez.