Ibra: Nuk më ka mbetur gjë tjetër veçse të argëtohem
29 mars 2021
| 21:33
Zlatan Ibrahimoviqi u shpreh shumë i lumtur për fitoren ndaj Kosovës.
“Dardanët” u mposhtën në shtëpi 0-3 ndaj Suedisë. Ylli i Milanit në prononcimin pas ndeshjes ndaj Kosovës u shpreh se nuk ka më asgjë për të provuar dhe janë të rrallë njerëzit që mund të bëjnë këtë që po bën ai në këtë moshë.
“Tani jam në një pozicion krejtësisht të ndryshëm. Nuk kam më asgjë për të treguar, nuk më ka mbetur gjë tjetër në karrierë veçse të argëtohem. Dua të them, jam 39 vjeç dhe luaj për Milanin dhe kombëtaren. Jo shumë persona të kësaj moshe e bëjnë këtë”, ka thënë Ibra.