Ibra: Perezi ka rivalizuar me Messin, jo Ronaldo
Luka Modriq u shpall fitues i “Topit të Artë” për këtë vit. Një vendim i tillë u mirëprit nga shumë tifozë, po ka dhe të tjerë që mendojnë ndryshe. Është edhe dikush tjetër që nuk bën pjesë në asnjërën palë: Zlatan Ibrahimoviq.
Gjiganti suedez ka dhënë një përgjigje të shkurtër për “Fox Sports Asia” dhe diçka e tillë do të shkaktojë polemika. Sulmuesi i Los Angelos Galaxy ka bërë të qartë ndikimin e fortë të Realit të Madridit në çmimin prestigjioz.
“Tani e kemi të qartë që ka qenë Florentino Perez ai i cili ka rivalizuar me Leo Messin për ‘Topin e Artë’, jo Cristiano Ronaldo”, ka komentuar Ibrahimoviqi, i cili nuk ngurron t’i qajë si vendime “politike” dhe pesë “Topat e Artë” të fituar nga Cristiano Ronaldo, po aq sa ka edhe Leo Messi. Mes të dyve nuk ka pasur kurrë simpati, por Ibra nuk ka as për Luka Modriqin.