Ibra: Pogba i lirë pas largimit të Mourinhos
22 janar 2019
| 11:41
Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq, ka thënë se Paul Pogba tashmë po ndihet i lirë pas largimit të Jose Mourinhos nga “Old Trafford”.
“Janë disa lojtarë që kanë nevojë të jenë të lirë, kanë nevojë të ndihen të lirë të bëjnë atë që munden nën dishepullin e trajnerit. Qartazi, ai i ka taktikat e veta, ai e ka atë, por disa lojtarë shkojnë përtej kufijve të vet. Dhe ju keni nevojë t’i lini të jenë të lirë. Mendoj se Pauli është një nga ta. Pauli nuk ndiente vetëbesim nga trajneri, as trajneri nuk besonte në të”, ka thënë Ibrahimoviqi.