Ibra prezantohet me fanellën e Milanit
02 janar 2020
| 19:53
Zlatan Ibrahimoviq edhe zyrtarisht gjatë ditës së enjte ka kompletuar transferimin e tij te Milani.
38-vjeçari i bashkohet Milanit si lojtar i lirë dhe do të marrë numrin 21.
Ai në mbrëmjen e së enjtes është prezantuar pasi ka kaluar testet mjekësore, duke u fotografuar me fanellën me numrin 21 në krah të Maldinit dhe Bobanit.
Raportohet se ai do të marrë pagë 3.5 milionë euro në sezon te klubi nga Serie A, pas transferimit si lojtar i lirë. Sulmuesi suedez e kishte veshur fanellën e AC Milan nga vitit 2010 deri më 2012, duke i shënuar 56 gola në 85 paraqitje.
🔴⚫ And @Ibra_official's jersey number is… 🥁
🔴⚫ Ibra ha scelto il numero… 🥁#IZBACK #SempreMilan pic.twitter.com/FIPz2IGB0F
— AC Milan (@acmilan) January 2, 2020