Ibra rikthehet në Kombëtaren e Suedisë

16 mars 2021 | 13:33

Suedia ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

Suedezët do të përballen me Gjeorgjinë dhe Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botëror, derisa do zhvillojnë edhe një ndeshje miqësore ndaj Estonisë.

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer edhe zyrtarisht në Kombëtaren e Suedisë dhe do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj “dardanëve” në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Buçinca ka diplomuar për gazetari dhe ka punuar për…