Ibra rikthehet në Milan
Zlatan Ibrahimoviq është rikthyer në AC Milan. Kontrata e 38-vjeçarit do të përfundojë në fund të këtij sezoni në Serie A me opsionin për ta zgjatur edhe një sezon.
Ai ka luajtur dy sezone me Milanon më parë, ku kishte shënuar 56 gola në 85 paraqitje për klubin me të cilët kishte fituar edhe një titull të Serie A më 2011. Ai i bashkohet Milanit në një pozitë tepër të vështirë pasi që gjendet nën pjesën e poshtme të tabelës në gjysmën e dytë të sezonit. Skuadra e San Piolit është në vendin e 11 dhe është shumë prapa rivalëve të tyre të përbetuar, Interit.
“Jam kthyer në një klub për të cilin kam respekt të madh dhe në qytetin e Milanit të cilin e dua. Do të luftojë bashkë me shokët e mijë të skuadrës për ta ndryshuar sezonin. Do të bëj gjithçka që kjo të ndodh”, ka thënë Ibra.