Ibra rikthehet pas pesë muajsh te Suedia
Suedia do ta presë Republikën Çeke në Solna më 24 mars, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e fazës “play-off” të Botërorit Katar 2022.
Nëse fiton, kombëtarja suedeze do ta sfidojë Poloninë pesë ditë më vonë në finalen e madhe për një biletë në Kupën e Botës.
Trajneri i Suedisë, Janne Andersson, ka publikuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar. Mes tyre është edhe sulmuesi i Milanit, i cili veshi për herë të fundit fanellën e Suedisë në humbjen e nëntorit të kaluar kundër Spanjës, ndërkohë që golat e fundit me kombëtaren i ka shënuar në vitin 2015 (dopietë ndaj Danimarkës).
Ibra sapo ka lënë pas dëmtimin dhe në dy takimet e fundit kundër Napolit dhe Empolit u aktivizua për 8 minuta në total. Edhe pse gjendja e tij fizike nuk është optimale, Andersson beson shumë te klasa dhe përvoja e 40-vjeçarit.