Ibra rinovon kontratën me Milanin

18 korrik 2022 | 16:22

Zlatan Ibrahimoviq ka rinovuar kontratën e tij me Milanin edhe për një vit. “Rossonerët” kanë lëshuar një njoftim në rrjetet e tyre sociale, duke thënë se suedezi ka nënshkruar marrëveshje të re.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Zlatan Ibrahimoviq deri më 30 qershor 2023. Sulmuesi suedez do të vazhdojë të mbajë fanellën me numrin 11”, thuhet në njoftimin e tyre.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara vizituan Ibrahimoviqin në vilën e tij në liqenin Garda së fundmi dhe siguruan nënshkrimin e tij në marrëveshjen e re njëvjeçare. Sulmuesi do të fitojë një pagë fikse prej rreth 1.5 milionë euro neto në sezon, por bashkëngjitur janë bonuse që lidhen me asistimet, golat dhe objektivat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 20.07.2022 Punime të…