Ibra stërvitet në dëborë: Provoni të më ndalni! (Video)
06 dhjetor 2020
| 16:36
Milani ka treguar se mund të fitojë edhe pa Ibrahimovic, duke mos nxituar rikthimin e tij në fushë. Sulmuesi suedez do të mungojë edhe në transfertën e Genoas, kundër Sampdorias.
Së fundmi ai ka postuar një video duke u stërvitur në dëborë duke e shoqëruar me frazën e tij tipike: “Provoni të më ndalni”.
Kujtojmë që Ibrahimoviq pas Covidit u detyrua që të ndalej për shkak të një problemi muskulor gjatë ndeshjes ndaj Napolit më 22 nëntor.
https://streamable.com/wjzqze