Ibra: Suedia mund ta fitojë Kupën e Botës
06 korrik 2018
| 19:14
Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviçi është i bindur se kombëtarja e tij mund ta fitojë Kupën e Botës në Rusi.
Ai ka thënë këtë pas sesionit të fundit të stërvitjes në Kaliforni, me Los Angeles Galaxy, duke shpjeguar se në këtë pikë të turneut mund të përparojnë ekipet që “dinë t’i menaxhojnë emocionet e tyre, gjë për të cilën Suedia spikat”.
“Unë me të vërtetë mendoj se Suedia mund të bëhet kampione bote, siç thashë para fillimit të turneut. Ajo mundi Meksikën, e cila ishte e fortë, pastaj Zvicrën, me një kombëtare të mirë. Dhe, mos harroni, ekziston një vend i tërë, që e mbështet atë. Suedezët janë krenarë për ekipin kombëtar dhe do të vazhdojnë të jenë pavarësisht se sa larg shkojnë”, ka thënë Ibrahimoviçi.