Ibra: ‘Topi i Artë’ është çmim politik
28 mars 2022
| 16:31
Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, për “Topin e Artë” mendon se është çmim politik. “Topi i Artë” është çmimi më i madh për lojtarët në aspektin personal, por në lidhje me këtë çmim Ibrahimoviq ka dyshime.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, ai ka thënë se është çmim politik. “Është një çmim politik. Ata duan ‘zotërinë e përsosur’”. Ishin fjalët e Ibras në lidhje me “Topin e Artë”. Sipas tij, fakti që nuk e ka fituar asnjëherë këtë çmim nuk e bën as lojtar më të mirë apo më të keq.
“Nuk ndryshon asgjë, nuk më bën më të mirë apo më të keq”, ka shtuar ai. Ibrahimoviqi asnjëherë nuk është zgjedhur fitues i “Topit të Artë”, gjithashtu nuk ka qenë as në mesin e tre lojtarëve më të mirë të sezonit ndër vite.