Ibra tregon momentin me të keq në karrierë
02 nëntor 2022
| 14:29
Sulmuesi i njohur Zlatan Ibrahimoviq, që tani luan për Milanin, i është përgjigjur pyetjes për kujtimin më të keq të karrierës së tij.
“Kujtimi im më i keq? Mendoj se është Barcelona. Por jo për shkak të futbollit. Aty u zhgënjeva, aty humba identitetin. Më pas e gjeta sërish dhe kjo më mundësoi të pushtoj botën”, ka thënë Ibrahimoviq për “Canal Plus”.
Zlatan Ibrahimoviq luajti për Barcelonën në sezonin 2009/2010. Suedezi nuk ka pasur marrëdhënie me trajnerin e atëhershëm të skuadrës, Josep Guardiola. Në të njëjtën kohë, Zlatan shënoi 22 gola dhe dha 13 asistime në 46 ndeshje.