Ibra: U ktheva në shtëpinë time

30 gusht 2020 | 14:31

Zlatan Ibrahimoviq e ka quajtur Milanin shtëpi të veten, pak pasi mbërriti në Milano për të nënshkruar kontratë me kuqezinjtë.

Sulmuesi 38-vjeçar është pajtuar të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, nga e cila do t’i fitojë 7 milionë euro. Ai u kthye në Milan në janar si lojtar i lirë nga LA Galaxy.

“Kam dashur të kthehem në shtëpi. Tani mund ta fillojmë të punojmë për të korrur rezultateve edhe më të mira. Gjithmonë kam thënë, nuk jam këtu për të qenë nuskë, por për të sjellë rezultate, për ta kthyer Milanin aty ku e ka vendin”, ka thënë Ibrahimoviqi për faqen zyrtare të klubit.

Suedezi do ta bëjë testin për Covid-19 dhe do të vetizolohet në shtëpi para se t’iu bashkohet shokëve të skuadrës për stërvitje. Ai i shënoi 10 gola në 18 ndeshje në Serie A për kuqezinjtë sezonin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës është bërë zbulimi i…