Ibra vazhdon kontratën me Milanin

23 prill 2021 | 13:25

AC Milan ka arritur akordin final për rinovimin e kontratës me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviq.

Lajmin zyrtar e bën të ditur vetë klubi milanez përmes një deklarate për mediet, ku njofton se suedezi ka vazhduar kontratën e tij deri në vetën e vitit 2022.

“AC Milan njofton se ka rinovuar kontratën e Zlatan Ibrahimoviq. AC Milan është skuadra italiane me të cilën Zlatan ka zhvilluar më shumë ndeshje me 84 gola të shënuar në 130 ndeshje të luajtura në karrierën e tij me AC Milan. Kampioni suedez do të veshë fanellën e kuqezinjve përsëri sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot…