
Ibra, vendimtar në fitoren e Milanit (Video)
01 nëntor 2020
| 14:21
AC Milan ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në këtë edicion të Seria A.
Kuqezinjtë sot e mposhten Udinesen me rezultat 1-2. Në pjesën e parë, Franck Kessie shënoi për 0-1. Në fillim të pjesës së dytë, Rodrigo De Paul e barazoi rezultatin 1-1 me një gol të shënuar nga penalltia.
Zlatan Ibrahimoviq shënoi pak minuta para fundit të kohës së rregullt për rezultatin final 1-2.
(Epoka e re)