Ibra: Wengeri te Milani? Më parë rikthehem unë!
Zërat e merkatos e ofrojnë Zllatan Ibrahimoviqin me Milanin, ndërsa e njëjta gjë ndodh dhe me ish-trajnerin e Arsenalit, Arsen Wenger.
Suedezi i famshëm dëshiron rikthimin në Evropë dhe dy pistat kryesore janë: Milan dhe PSG-ja.
Në një prononcim për “L’Equipe”, 37-vjeçari flet për rikthimin në Evropë dhe mundësinë e uljes së Wenger në stolin e kuqezinjve.
“PSG-ja dëshiron të punoj për klubin dhe të bëj atë që dëshiroj. Nëse kthehem te PSG e bëj për të qenë kapo i skuadrës, kjo është mënyra e vetme dhe nuk ekziston një tjetër rol për mua. Nuk bëhet fjalë për tani, jam akoma një futbollist aktiv dhe dua të vazhdoj të luaj. Kur të bëj zgjedhjen time, do të informoj botën”, ka thënë Ibra.
“Wenger te Milani? Mendoj se ka më shumë gjasa të rikthehem unë te Milani, sesa të kalojë Wenger në Milano. Nuk e shoh në këtë lloj sfide. Kam pasur shumë oferta nga Evropa, por kam nevojë për diçka që të stimulojë dhe dua të shkoj në një klub, ku mund të bëj diferencën”, përfundon Ibra.