
Ibra zyrtarisht mungon në Kupën e Botës
26 prill 2018
| 17:07
Qarkullonte prej kohësh, por tani është zyrtare: Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë pjesë e Suedisë në finalet e kampionatit botëror, “Rusi 2018”.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë nga federata skandinave e futbollit, thuhet se trajneri Johansson nuk do të përfshijë në këtë skuadër sulmuesin 36-vjeçar, duke i dhënë fund një telenovele që qarkullon prej javësh në media.
Ndaj rikthimit në ekipin kombëtar nuk ka qenë vetëm trajneri Johansson, por edhe një pjesë e futbollistëve, duke deklaruar se në këto finale Suedia është kualifikuar pa ndihmën e Ibrahimoviq. Tani pritet reagimi i sulmuesit të LA Galaxy, që si gjithnjë ka treguar mendjemadhësinë dhe egoizmin e tij, karshi trajnerit por edhe skuadrës.