Ibrahim Dresevic nënshkruan me Fatih Karagumruk
24 qershor 2022
| 15:04
Ibrahim Dresevic është zyrtarizuar si lojtari më i ri i ekipit turk Fatih Karagumruk.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në Futboll deri më tani luante për skuadrën e njohur holandeze, Herenveen.
Qendërmbrojtësi është transferuar në Turqi si lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me ekipin aktual.