Ibrahim Tatlises në krah të Erdoganit në qytetin e Izmirit (Video)
Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka mbajtur një tubim madhështor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në qytetin e Izmirit.
Gjatë këtij tubimi nuk kanë munguar as surprizat derisa presidenti turk mbante fjalimin.
Papritmas në skenë ka dalë këngëtari i njohur me origjinë kurde, Ibrahim Tatlises, i cili edhe pse në gjendje shëndetësore jo të mirë ia ka thënë këngës, duke bërë që i gjithë publiku ta duartrokas atë dhe t’ia përmendin emrin e tij, madje e kanë përcjell edhe refrenin e këngës që ai këndonte.
Më pas Tatlisesi ka marrë mikrofonin dhe ka treguar rastin se si ishte njoftuar me presidentin Erdogan.
“Djali im Ido ishte vetëm dy muajsh. Atëkohë Erdogan ishte kryetari i Bashkisë në Stamboll. Unë jetoja në një vilë pak në periferi të Stambollit. Ishte ftohtë dhe nuk kishim nxehje qendrore dhe e mora në telefon Erdoganin, i kërkova zgjidhje për gazin natyror, pasi infrastruktura ende nuk kishte mbërritur deri aty. Ai me tha që të pres 10 minuta derisa të informohet detajisht, pas 10 minuta me bëri telefoni, ishte vet Erdogan. Ai më tha se për momentin nuk ka kapacitet ama unë do të bëjë çmos që të shtrohet gazi deri aty. Dhe vetëm pas dy muajsh, gazi natyror u shtri edhe në zonën ku banoja. Kështu u njoha me këtë njeri të madh”, ka thënë Tatlisesi.
Ai ka kërkuar nga qytetarët e Izmirit dhe nga të gjithë qytetarët turq që ta votojnë Erdoganin për president më 24 qershor.