Ibrahim Tatlisesit i fejohet vajza, kapet momenti kur ai s’e lejon dhëndrrin që t’ia puth dorën

17 maj 2022 | 10:53

Vajza e këngëtarit të njohur turk, Ibrahim Tatlises, Dilan Çitak, është fejuar dje me këngëtarin Levent Dorter.

Pamje nga ceremonia janë publikuar në mediat turke, por një moment që ka marrë vëmendje është kur Tatlises s’e lejon dhëndrin që t’ia puth dorën.

Pasi Tatlises e pren shiritin e unazave, vajza e tij ia puth dorën dhe e përqafon. Por, një gjë të tillë, ai s’ia lejoi edhe dhëndrit.

Çifti, i cili e shtyu vazhdimisht fejesën për shkak të koronavirusit, u fejua në një ceremoni të vogë, ku morën pjesë vetëm familjarë dhe miq të familjes.

Videon mund ta shikoni këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në fund…