Ibrahim Xhaka emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Doganës
21 shkurt 2020
| 13:21
Ibrahim Xhaka është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Doganës së Kosovës.
“Sot në drejtorinë e Doganës është bërë pranim dorëzimi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm nga Bahri Berisha tek Ibrahim Xhaka i emëruar nga kryeministri si ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm”, është bërë me dije në njoftimin e Doganës së Kosovës.
/Epoka e re/