Ibrahimaj transferohet në Rusi
Në vitin 2018, Ylldren Ibrahimaj ka luajtur në kategorinë e dytë të Norvegjisë. Tani mesfushori 25-vjeçar pritet të luaj në një kampionat cilësor të futbollit – atë të Rusisë.
Ibrahimajt, që ishte pranë bashkimit me Kosovën në vitin 2019, i ka përfunduar kontrata me Vikingun, për të cilën skuadër luajti në tri vitet e fundit. Dhe tani ai pritet të zyrtarizojë kalimin te skuadra e njohur ruse, Ural Yekaterinburg.
Mediat norvegjeze kanë raportuar se Ibrahimaj ka arritur marrëveshje për tri vjet e gjysmë me Uralin. Ky klub aktualisht është i 12-ti në Premier Leaguen e Rusisë.
Ibrahimaj në edicionin e vitit 2020 kishte shtatë gola e tri asistime për Vikingun në elitën norvegjeze. Te kjo skuadër shkëlqyen edhe Veton Berisha e Zymer Bytyqi. Bytyqi pritet shpejtë të kompletoj transferimin në Turqi te Konyaspori.