Ibrahimi: Askush nuk mund të bëhet pengesë e dialogut Kosovë-Serbi

19 mars 2020 | 14:16

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka deklaruar se tanimë po shihet që zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi është prioritet i politikës së jashtme amerikane.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se askush nuk do të mund të bëhet pengesë e këtij procesi.

Postimi i plotë i Ibrahimit:

Tanimë po shihet që zgjidhja e problemit Kosovë – Serbi është prioritare në politikën e jashtme amerikane, dhe askush nuk do të mund të bëhet pengesë e këtij procesi.

Edhe psë në mes të një krize të shumanshme, spektri politik duhet patjetër ti lëj anash egot dhe inatet provinciale dhe të bëhet bashkë për ti përballuar këto sfida.

Nuk është momenti as për kalkulime zgjedhore, e as për bajraktarizëm

Është evidente që për një kohë kosovës I ka munguar një lidership i vërtetë i cili i merr sfidat dhe u del atyre në ballë.

Situata të tilla që po i kalojmë sot janë momente të rralla në histori që u jep mundësinë të dalin në pah ata liderë shumë të munguar.

Me kujdes, Pa panik

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se partitë…